Sunday, 9 June 2013

E rrahin Getin e Baba starts?

                             











       Grupi ‘Tingulli i 3nt’ ishte mbrëmjen e kaluar në Gjilan për të mbajtur  koncertin e planifikuar në DiscoClub.
I gjithë lokali ishte i stërmbushur me fansa të grupit, ku këta të fundit u kujdesën që ti argëtojnë në mënyrën ma të mirë. Mbrëmja dukej se po shkonte si është më së miri. Por në fund nuk ndodhi kështu, pasi disa të rinjë në mënyrë të organizuar i dalin në prit Getit.
Një i pranishëm rrëfen se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ata kishin përfunduar koncertin. Ky grup i të rinjëve që janë pjesë e një organizate anti labelit ‘Baba Stars’, e kanë sulmuar antarin e këtij grupi, Getoar Selimin. Gjithmonë sipas këtij dëshmitari, njerëzit që ishin përcjellës të grupit janë munduar të zbusin situatën në mënyrë që kjo ngjarje të mbetet sa më diskrete.
Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe se a pati njëmend një përleshje të tillë, por neve na mbetet të presim orët në vazhdim të shohim nëse do të ketë një lajm mbi këtë ngjarje.

No comments:

Post a Comment